Konkurrentët e “Përputhen” kanë vizituar Prishtinën në kuadër të turit që janë duke e bërë, shkruan Insajderi.
“Përputhen” është një program televiziv në të cilin filmohen vazhdimisht njerëz të zakonshëm, të cilët vendosin të dalin në takime me njëri tjetrin duke dashur të gjejnë fatin e jetës.
Ky emision është i krijuar për të qenë argëtues teksa të rinj shqiptarë takohen mes vete
Pasi bëri bujë të madhe në troje shqiptare, produksioni i “Përputhen” ka vendosur që të bëjë një lloj turneu nëpër qytete të ndryshme shqiptare dhe sot radhën e kishte kryeqyteti i Kosovës Prishtina.
Një numër i madh i fansave dolën për ti pritur konkurrentët e njohur të “Përputhen” teksa ishin rreshtuar për t`i takuar ata.
Kujtojmë që kjo ardhje është paralajmëruar që disa ditë nga autorja e programit, Olsa Muhameti./Insajderi.com