Personaliteti i famshëm televiziv thyen shpinën në një aksident me biçikletë

Personaliteti i famshëm televiziv thyen shpinën në një aksident me biçikletë

Simon Cowell thuhet se i është nënshtruar një operacioni pasi theu shpinën në një rënie nga një biçikletë elektrike në Kaliforni, shkruan The Guardian, transmeton Insajderi.

Simon Cowell rushed to hospital in California after breaking his back in  horror bike accident

Zëdhënësi i mogulit të muzikës tha se ai ishte në spital dhe se “ishte mirë”.

“Simon pati një aksident, duke provuar biçikletën e tij të re elektrike në oborrin e shtëpisë së tij në Malibu me familjen e tij. Ai lëndoi shpinën dhe u dërgua në spital. Ai është duke bërë mirë, është nën vëzhgim dhe është në duart më të mira të mundshme”, tha ajo.

“Simon ka thyer shpinën dhe po bën operacion këtë mbrëmje”, shtoi më vonë ajo.

Cowell, 60 vjeçar, gjyqtar për Britain’s Got Talent, American Idol dhe X Factor, do të kthehej në emisionin e tij America’s Got Talent në javën e ardhshme, me shfaqjen e parë drejtpërdrejtë të transmetuar të martën. /Insajderi.com

Simon Cowell Hospitalized After Bike Accident in Malibu - Variety