Personazhi i famshëm në Youtube ndërron jetë në moshën 17 vjeçare

Blogeri dhe ndikuesi i bukurisë Ethan Peters, i njohur si Ethan Is Supreme, ka vdekur në moshën 17 vjeçare, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Babai i Ethanit, Gerald, i tha Fox News: “Ai ishte një shpirt i mirë, i cili pranonte të gjithë për atë që ishin”.

Shoqja e tij, Ava Louise, gjithashtu postoi duke thënë se ajo do të kishte humbur “shokun e saj më të mirë në të gjithë botën”.

Të dy kanë thënë se Ethan po luftonte me varësinë nga droga, por shkaku i tij zyrtar i vdekjes nuk dihet ende. /Insajderi.com