
Disa ditë më parë, lajmi kryesor ishte fejesa e Destry Allyn Spielberg, vajzës së vogël të regjisorit të famshëm, Steven Spielberg me një shqiptar. Është fjala për aktorin Genc LeGrand, i cili ka propozuar martesë vajzës së regjisorit.
“Hollywood Life” përmend një liste me pesë pika me informata që duhet ditur për Gencin:
- Destry dhe Genci janë bashkë prej vitit 2017
- Genci ka prejardhje shqiptare por është rritur në Evropë
- Ka studiuar aktrimin
- Ka punuar në xhirimet e adaptimit të “West Side Story” të Steven Spielberg
- Genci është një djalë me talente dhe pasione. Flet katër gjuhë (anglisht, frëngjisht, shqip dhe gjermanisht). Luan futboll, noton dhe e ka pasion biçikletën. Ai poashtu pikturon, gatuan dhe vallëzon.