Shakira është e njohur për shumë gjëra (vallëzimin zëri i saj i veçantë, dhe performancën në Superboël për të përmendur disa), por shumë janë veçanërisht adhurues të kaçurrelave të saj të përsosura.
Ndërsa ato kanë kaluar nëpër shumë transformime që kur këngëtarja u fut për herë të parë në skenën kryesore të muzikës në 2005 me “Hips Don’t Lie”, flokët e saj të gjatë, me kaçurrela natyrale kanë mbetur dhe janë bërë një element kryesor në performancat e saj, njofton Insajderi.
Por nëse keni menduar, se ajo zgjohet me kaçurrela perfekte, pa u munduar pak jeni gabim. Të gjithë e dinë, se dredhat duan shumë përkushtim dhe punë.
Stilistja e saj e flokëve, Cynthia Alvarez ka ndarë disa këshilla se si të arrini potencialin e plotë të flokëve tuaja.
Ajo thotë se Shakira përdorë gjithnjë produkte flokësh që theksojnë kaçurrelat e saj. Por vetëm kjo nuk mjafton, ajo po ashtu rregullon me piastër disa nga tufat e flokëve.
Stilistja thekson se si Shakira, të gjithë duhet të përdorin krehër më dhëmbë të rrallë. Një hap tjetër që ndihmon në theksimin e kaçurrelave të bukura, janë kapëset me të cilat mbledhë fijet e flokëve, që të thahen në formë spiraleje.
Dhe një tjetër hap i fundit por jo më pak i rëndësishmi, këngëtarja kujdeset që gjithnjë të ruajë kaçurrelat e saj. Mund të blini produkte që janë të destinuara për flokët kaçurrela, ose ndonjë vaj flokësh si vaj argani, që të mbrojë lagështinë e flokëve. /Insajderi.com
Burimi: Women’s Health Magazine