Pesë muaj më vonë, Eni Koçi akoma vuan simptomat e COVID-19

Pesë muaj më vonë, Eni Koçi akoma vuan simptomat e COVID-19
Burimi i fotografisë: Instagram @EniKoci

Në fillim të dhjetorit, Genc Prelvukaj kishte njoftuar ndjekësit e tij se ishte infektuar me virusin COVID-19. Më vonë edhe e fejuara e tij, kishte zbuluar me anë të një postimi në Instagram, se ajo e kishte kaluar virusin disa muaj para se Prelvukaj të sëmurej, njofton Insajderi.

“Për fatin tim të mirë, e kam kaluar virusin para tre muajve pa shqetësime serioze. Ju uroj shërim sa më të shpejtë të gjithëve që po e kaloni ndërkohë”, kishte shkruar këngëtarja, duke publikuar edhe testin e saj si dëshmi.

Ndonëse Koçi nuk ishte ndër rastet e rënda të infektimit, tash e pesë muaj ajo akoma po ndjen simptomat e COVID-it. Asaj ende nuk i është kthyer shija dhe nuhatja. E vetmja gjë që ndjen është një shije shumë e keqe e ndonjë ushqimi.

“Nëse ndonjëri prej jush e ka kaluar covid-in, ju lutem më tregoni a ju është kthyer shija dhe nuhatja. Kam 5 muaj që pres të më kthehet dhe asgjë. E vetmja gjë që ndjej është një shije tmerrësisht e keqe e ndonjë ushqimi”, ka njoftuar ajo ndjekësit e saj. /Insajderi.com