Shumë njerëz kanë pohuar se 4/20 i referohet një kodi në radio që përdoret nga policia për të përshkruar kapjen e të gjithë atyre që zihen duke pirë marihuanë.
Njerëzit po ashtu mendojnë se 420 është numri i përbërjeve kimike në kanabis.
Teoritë tjera thonë se 420 ka ardhur nga një këngë e njohur e Bob Dylan.
Por në vitet e fundit është bërë një konsensus rreth shpjegimit më të besueshëm: ajo filloi me një grup shokësh nga shkolla e mesme “San Rafael” në Kaliforni, të cilët e quanin vetën “The Waldos”, raporton gazeta Metro.
Ky grup pas orëve të mësimit do të takoheshin në orën 4:20, për të tymosur marihuanë.
Kështu u bë një traditë dhe grupi të cilët e thërrisnin vetën “The Waldos”, filluan ta përdorin 420 si shkurtesë për të pirë kanabis.
Përhapja e numrit 4/20pm, u bë e njohur si koha e përkryer për pirjen e barit,dhe numri 420 u bë sinonim i marihuanës. Kjo ditë njihet si dita e kanabisit dhe festohet nga të gjithë përdoruesit e saj.