“Pesha e arit” dokumentari i cili flet për depresionin e lojtarëve pas Lojërave Olimpike

“Pesha e arit” dokumentari i cili flet për depresionin e lojtarëve pas Lojërave Olimpike

Dokumetari “The Weight of Gold” ishte paraparë të jepej në kohë me Lojërat Olimpike, që edhe ka për temë.

Mirëpo shtyerja e këtij evenimenti nuk e zvogëlon efektin post depresiv që kanë këto lojëra te atletët elitar, pas përfundimit të garave dhe pasi kanë sakrifikuar jetën e tyre, për lavdinë shpesh të pakapshme që ofrojnë këto gara.

Filmi fokusohet në trajnimin intensive nëpër të cilin kalojnë atletët dhe zbrazëtinë që krijohet pasi garat mbarojnë, raporton CNN, shkruan Insajderi.

Me narracion të Michael Phelps, fitues i 23 medaljeve të arta, diskutohet edhe vetë përvoja e medalistit në jetën pas garave.

“Një njeri që bën gjithë atë mund për të arritur një lloj qëllimi, në fund prap do të jetë si të gjithë të tjerët dhe kjo nuk është një gjë që përjetohet lehtë,” thotë ai. Për disa ish garues të lojërave olimpike, të dehur me lavdinë e suksesit, depresioni dhe mendimet vetëvrasëse janë ajo që i pret kur mbarojnë karrierën./Insajderi.com