Pesha e trupit ndikon në plakjen më të shpejtë të trurit

Pesha e trupit ndikon në plakjen më të shpejtë të trurit

Truri i një njeriu mbi peshë nuk mund të jetë njëlloj me atë të një njeriu me peshë normale. Truri i njerëzve obezë plaket shumë më shpejt se ai i personave me peshë normale.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Universiteti i Kembrixhit, shkruan BBC.

Truri i njeriut zvogëlohet me avancimin e moshës, por shkencëtarët mendojnë se edhe obeziteti ndikon në përshpejtimin e këtij procesi.

Në studim u përfshinë 437 persona të moshës 20-87 vjeç dhe shkencëtarët u fokusuan të impakti i obezitetit në strukturën e trurit. Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “Neurobiology of aging”.