Pianisti që sfidoi sëmundjen e tij – Ndahet nga jeta Leon Fleisher

Pianisti që sfidoi sëmundjen e tij – Ndahet nga jeta Leon Fleisher

Pianisti i njohur amerikan Leon Fleisher ka vdekur nga kanceri, në moshën 92 vjeçare, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Fleisher fitoi famë si fëmijë në vitet 1940 por karriera e tij u ndërpre nga një dëmtim i dorës së djathtë.

Ai më vonë e kanalizoi karrierën e tij në drejtimin, mësimin dhe zotërimin e repertorit të dorës së majtë për piano.

Tre dekada më vonë, pas një seri terapish, ai fitioi lëvizjen e dorës së djathtë dhe lulëzoi përsëri me një rikthim në karrierë me dy duar.

Fleisher lindi në San Francisko në vitin 1928, fëmijë i prindërve që emigruan në SH.B.A. nga Evropa Lindore.

Ai filloi të mësonte pianon në moshën katër vjeçare, dhe në moshën nëntë vjeçare ai u ftua të ishte student i pianistit të famshëm klasik Artur Schnabel.

Në moshën 16 vjeçare ai bëri debutimin e tij me Orkestrën Filharmonike në New York dhe vazhdoi në famën ndërkombëtare dhe një karrierë të frytshme regjistrimi.

Por në vitin 1964 Fleisher zhvilloi një sëmundje neurologjike, dystoni fokale, e cila e la të paaftë të luante me dorën e djathtë.

Pas një ndërprerje dy-vjeçare, ai e përqendroi karrierën e tij në mësimdhënie dhe drejtim në Institutin Peabody në Baltimore, dhe në kryerjen e muzikës të shkruar vetëm për dorën e majtë.

“Unë papritmas u kuptova se lidhja ime me muzikën ishte më e madhe sesa vetëm një pianist me dy duar”, i tha ai Radio National Public gjatë një interviste në vitin 2000.

Ai u rikthye të laujë në piano me dy duar në 1995 dhe vazhdoi të regjistrojë dy albume shumë të njohura. Njëra prej tyre, e quajtur Two Hands, është gjithashtu titulli i një dokumentari të nominuar për Oscar i bazuar në jetën e tij. /Insajderi.com