Pjesa e dytë e “Lupin” po vjen!

Pjesa e dytë e “Lupin” po vjen!

Vjedhja e një gjerdani diamanti nga një muze me siguri të lartë nuk është asgjë krahasuar me objektivin më të ri të Lupin: kthimin e djalit të rrëmbyer të Assane.

Një klip i ri për pesë episodet e mbetura të dramës franceze  – që do të ketë premierën këtë verë – vazhdon aty ku u ndal për herë të fundit, me djalin e Assane në kthetrat e njeriut të Pellegrinit dhe Assane duke paralajmëruar rrëmbyesin, “Nëse e prekni djalin tim, do ju vras”.

Lupin debutoi në janar, menjëherë pas së cilës u bë një hit i padiskutueshëm, ku Netflix duke parashikoi që drama do të ndiqej nga më shumë se 70 milionë familje. /Insajderi.com