Adhuruesit e serialit spanjoll “La Casa De Papel” po presin me padurim për një njoftim së lansimit të sezonit të ri që do të jetë edhe i fundit, pasi sezoni i katërt la të gjithë personazhet e tyre të dashur në një situatë mjaft të pasigurt, njofton Insajderi.
Media spanjolle Marca ekskluzivisht raportoi se sezoni i ardhshëm do të lansohet në Netflix në mes të gushtit 2021.
“Ne do të duhet të presim deri në verë kur episodet të mbërrijnë në platformën e transmetimit”, shkruhet në raport
Në raportin e tyre të hënën, faqja në internet shtoi: “Njoftimi zyrtar me datën e saktë do të bëhet në ditët e ardhshme”.
Nga sa dihet deri më tani, sezoni i pestë dhe i fundit do të përbëhet nga 10 episode. /Insajderi.com