Rita Ora zgjodhi të uronte të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit në mënyrën më kreative – një palë çizmet me take që shfaqnin shqiponjën, njofton Insajderi.
Çizmet që shkonin përmbi zogun e këmbës ishin të punuar me lëkurë të kuqe, take të trashë dhe të stilizuara me simbolin e shqiponjës.
Gjesti i duartrokit nga shumë adhurues, duke e përgëzuar këngëtaren për promovimin e prejardhjes së saj.
Më pas, në një intervistë u prezantua edhe krijuesi i çizmeve të famshme, këpucari kuksian, Iliaz Iliazi, për të rrëfyer se i kishte krijuar ato.
Së fundmi, Rita Ora publikoi një insert të shkurtër prezantues të videoklipit të saj të ri dhe befasoi të gjithë – ajo shfaqet me veshje kombëtare. Për veshjen e këngëtares u përkujdes kreatori, Valdrin Sahiti.
View this post on Instagram
Videoklipi i ri – që ajo e ka quajtur mini filmin e saj – do të shoqërojë bashkëpunimin e Rita Orës me Imanbek, David Guetta, Gunna dhe Khea, këngë kjo që do të lansohet me 12 shkurt.
Ndërsa shumë po presin me padurim deri në lansimin e këngës, këngëtarja prezantoi edhe një tjetër insert të shkurtër, ku shfaqet në makinë dhe në theks vendos çizmet e saj të famshme.
View this post on Instagram
Bashkpunimi i saj ndërkombëtar është i tëri i mbushur me motive shqiptare dhe adhuruesit mezi po presin ta shohin. /Insajderi.com