Plagoset Vali Corleone, arrestohet një 22 vjeçare

Plagoset Vali Corleone, arrestohet një 22 vjeçare

Një femër 22 vjeçare është arrestuar si e dyshuar për plagosjen e Vali Corleones.

Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes, derisa lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar edhe Zyra për Informim e Policisë së Kosovës në Gjilan.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983)
Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë.Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma”.

Në vendin e ngjarjes autoritetet e rendit e kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 40 fishekë.

Motivet që çuan deri tek një akt i tillë ende nuk dihen.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të ngritet Kallëzim Penal për “Vrasje në tentativë” dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë, teksa Policia e Kosovës është duke hetuar rrethanat e incidentit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan në orët e hershme të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellur një person i lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma.

Për momentin nuk dihen motivet e incidentit.

Një armë Pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për “Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë , gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit./Insajderi.com