Gjatë ditës së djeshme, moderatorja e “Wake Up”, Ori Nebijaj, ka bërë dy postime në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqë pakënaqësinë e saj me emisionet që u prezantohen shqiptarëve të dielave, njofton Insajderi.
“Pupupu! E diela në shtëpi është përfundimisht një torturë për sytë nëse bën “zapping” në TV”, e ka nisur kështu shkrimin e saj Nebijaj.
“Ca emisione shtërpe dhe tallava e ca shkarravina që bëjnë si moderatore, por që shkaktojnë dhimbje sysh dhe veshësh”, ka vijuar më tej moderatorja.
Në postimin e radhës, ajo u sjellë ndjekësve të saj edhe definicionit e fjalës ‘shkarravinë’ duke shtuar: “Që të mos keqkuptohemi”.
Ishte kjo deklarata në të cilën më pas reagoi Megi Pojani, moderatore në “Maskat” që shfaqet në kuadër të emisionit “E Diell”, që transmetohet në Top Channel, të dielave.
Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Pojani reagon duke shkruar se trendi i televizioneve ka ndryshuar dukshëm, me ardhje të reja ndër vite.
“Unë jam fëmij I ’96-tës. Nuk jam e ’80-tës dhe s’më ka ngelur ora tek nostalgjia italiane, tek ‘eleganca’ e Mediaset dhe Mina e Celentano. Unë jam rritur me Disney Channel, me serialet amerikane dhe MTV. Unë e adhuroj magjinë, shumë s’është kurrë mjaftueshëm dhe e di shumë mirë si e bëj punën time. Unë dua të jem një magji spektaklesh. Unë nuk moderoj, UNË MEGIPOJANIZOJ!”
Nuk u desh shumë kohë, që Pojani të merrte një replikë nga Nebijaj.
“Pupupu çfarë paskeni qenë për një çik thashethem! Me Barbara D’Urson e kisha dhe ‘barbaradursorizmin’ e mendjeve artistike!”, shkruan ajo duke ironizuar me termin ‘megipojanizim”, që Pojani përdori.
“Si tha xhaxhi Jovan Bregu: Pse të djeg miza ty moj xhan, pse?!”, vazhdoi më tej Nebijaj.
E si përfundim ajo tha, “E për ta mbyllur me pozitivitet, jam shumë e lumtur për këtë mllefin tim sot se mu kthye me shumë dashuri dhe buzëqeshje nga të gjithë ju që lundronj në Insta-n tim. Jeni të paparë dhe shumë në sinkron me mua dhe me njëri-tjetrin!”.
Duke qenë se dyshja punojnë në Top Channel, kemi përshtypjen që takimet e ardhshme do të jenë mjaft të sikletshme pas sherrit që dëshmitarë patën gjithë ndjekësit e tyre. /Insajderi.com