Po deshët t’i thoni diçka Bebe Rexhës mund t’i shkruani direkt në numrin e saj

Po deshët t’i thoni diçka Bebe Rexhës mund t’i shkruani direkt në numrin e saj

Kishit në mendje një lëvdatë, një kritikë apo një pyetje për Bebe Rexhën? Tani mund t’ia thoni direkt asaj.

Bebe Rexha ka publikuar numrin e saj të telefonit në një video që ka ndarë në InstaStory të Instagram-it, njofton Insajderi.

“Përshëndetje”, thotë ajo, “Tani kam numrin tim personal ku fansat mund të më shkruajnë? Mund t’iu jap përditësime për muzikën time, këngët që do dalin dhe videoklipet e reja?”

Më pas ajo publikoi edhe një bisedë me një fans të saj, që duket se u habit pak nga përgjigjja e shpejtë e këngëtares kur i dërgoi një tekst-mesazh në numrin 917-809-5815.

No description available.

Këngëtarja është e zënë duke punuar në një projekt të fshehtë, por pranoi se asaj i ndalohet të zbulojë për fansat se në çfarë po punon – gjë që la të kuptohej se duhet të jetë një produksion i madh.

E së fundmi, Bebe Rexha ishte në kryetitujt e faqeve rozë për faktin se ajo bëri publike edhe lidhjen e saj. Një puthje në publik mjaftoi që të gjithë të kuptonin se këngëtarja po shijon një romancë të ëmbël.

Më 19 shtator, ajo befasoi të dashurin, kineastin Keyan Safyari, me një udhëtim në një Ferrari për të festuar ditëlindjen e tij ku paparacit shkrepën fotografi të çiftit që ndanin puthje e përqafime me njëri tjetrin. /Insajderi.com

Sealed with a kiss: Bebe Rexha, 31, tenderly kisses her new boyfriend filmmaker Keyan Safyari on Thursday as they celebrated his birthday in a Ferrari