Po festojnë tetë vjetorin e lidhjes: Brenda historisë së dashurisë së Venerës dhe Lindit

Po festojnë tetë vjetorin e lidhjes: Brenda historisë së dashurisë së Venerës dhe Lindit

Venera Lumani dhe Lind Islami, një nga çiftet më të dashura po festojnë tetë vjetorin e lidhjes së dashurisë, njofton Insajderi.

Muzika i bëri bashkë e muzika po i mban një nga çiftet më të ëmbël të industrisë tonë Venera dhe Lindi, të cilët i dhurojnë publikut të tyre disa nga këngët më të bukura të dashurisë. E fundit ishte “me ty” që u lansua një javë para Shën Valentinit.

Ata kanë një histori të gjatë dashurie që ka nisur në skenë. Të dy kanë qenë konkurrentë në “Voice of Albania 2”, në fund të 2012-ës dhe fillim të 2013-ës. Edicion ky  ku Venera triumfoi, duke rrëmbyer kupën e fitores.

Lexo edhe: Lind Islami dhe Venera Lumani kanë turp të tregojnë për puthjen e tyre të parë

Para disa vitesh çifti sollën këngën e tyre të parë si bashkëpunim me titull “Nata e parë”. Pastaj edhe shumë këngë – vetëm sa për të numëruar disa – si “Betohem”, “M’flen në shpirt”, “A e din sa”.

Çifti jetojnë bashkë prej shumë kohësh, dhe në intervista dhe perfomanca i shohim gjithnjë të lumtur përkrah tjetrit. /Insajderi.com