Prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu ka lënë pa fjalë dhe ka shtangur Amdeusin gjatë bashkë moderimit në natën e tretë të festivalit në Sanremo.
Teksa ngjitet në skenë për të prezantuar këngën e radhës, Alketa rrëmben të gjithë vëmendjen duke falenderuar italianët për mundësinë e dhënë dhe për realizimin e ëndrrës së saj.
E teksa falënderimeve të shumta nuk po u vinte fundi, Amadeusi u duk sikur kaloi ‘në krizë’ nga mënyra se si prezantuesja shqiptare po fliste.
Ai i vuri në dukje faktin që fliste shumë shpejt italisht, por me humor dhe ‘thumbim’ njëkohësisht i kërkoi të kalonin në prezantimin e këngës së radhës, pasi më ritmin e Alketës mund të mbaronte festivali pas orës dy të natës.
Pjesë nga biseda mes Amaduesit dhe Alketës
Amadeus: Po flet me një shpejtësi marramendëse…ua nuk ndalon…por ti je shumë e shpëjtë.po flet më shpejt se një italian. Shiko se mund të fillojmë të prezantojmë ndonjë këngë e jo të vazhdojmë të flasim…po folëm e folëm kështu mund të mbarojmë në 2 të natë…
Alketa: Po, por dua të them edhe një gjë të rëndësishme
Amadeus: Po, po më thuaj
Alketa: Po dua të përshëndes të gjithë shqiptarët, I dua.. sidomos ata që jetojnë në Shqipëri. ah, edhe një gjë…
Dhe vazhdon të ikë e të ngjisë shkallët. Amadeus hutohet fillon të shikojë majtas djathta
Amadeus: Po çfarë po bën? Alketa, po ku po shkon…
Alketa: U ngjita sepse shiko…unë fizikisht i kam zbritur këto shkallë ndërsa simbolikisht i kam ngjitur. Kjo është pika më e lartë e karrierës time. Faleminderit Itali! Faleminderit!