Po helmonte vetveten – Victoria Beckham detyrohet të heqë dorë nga dieta e rreptë

Po helmonte vetveten – Victoria Beckham detyrohet të heqë dorë nga dieta e rreptë

Victoria Beckham thuhet se u detyrua të ndryshojë dietën e saj super-të rreptë kryesisht me peshq pasi nivele të larta rreziku të merkurit iu gjetën në gjak, shkruan WNH, transmeton Insajderi.

Dizenjatori i modës u regjistrua në spa luksoze shëndetësore Lanserhof në Gjermani, ku mjekët zbuluan se dieta e saj e rëndë me peshk e la me nivele merkuri toksike e jashtë shkallës se normales së merkurit.

Pas testeve të kryera në vitin e kaluar, Victoria u paralajmërua se i duhej të zvogëlonte konsumin e peshkut sidomos tonit i cili përmban nivele të rrezikshme të metil merkurit shumë helmues.

Helmimi nga merkuri mund të çojë në një shije metalike në gojë, sëmundje dhe dobësi të muskujve. /Insajderi.com