Po ndërton fshatin e tij, Ed Sheeran probleme komshinjtë

Po ndërton fshatin e tij, Ed Sheeran probleme komshinjtë

Ed Sheeran ka blerë një tjetër pronë, ngjitur me shtëpinë e tij në fshat. Mësohet se ai ka blerë një pronë të katërt duke bërë kështu një fshat të vogël, që tashmë kushton 3.7 milionë paund.

Këtë gjë ai e filloi që në vitin 2012 kur pati edhe karrierën e tij të bujshme. Që atëherë, ai ka blerë katër shtëpi atje. E fundit ishte blerja e një vile që kushtoi 875 000 paund.

Gjithë kjo, ka shqetësuar të gjithë fqinjët pasi ata janë ankua për planet e tij për të ndërtuar një shtëpi në pemë dhe një kishëz prej 32 metrash.