
Është paksa e pazakontë që Hollywood ende nuk ka realizuar ndonjë film për jetën e fotografit të preferuar të yjeve, Helmut Newton.
Pas fotografive të sukseshme, aq provokative sa ai u quajt “mbreti i kink-ut” jeta e Helmut ishte përplot me drama, që nga ikja e tij prej Gjermanisë Naziste deri te vdekja e tij në Sunset Boulevard, raporton I-D, shkruan Insajderi.
“Helmut Newton The Bad and the Beautiful” quhet dokumentari me narracion nga regjisori Gero von Boehm, një mik i afërt i Helmut dhe natyrisht me fjalime nga subjektet e tij të preferuar, Grace Jones, Claudia Schiffer e Isabella Rossellini./Insajderi.com