Kasti i “The Fresh Prince of Bel Air” po ribashkohet në HBO Max për të festuar 30 vjetorin e shfaqjes, njofton Insajderi.
Ylli i serialit Will Smith dhe Tatyana Ali, Karyn Parsons, Joseph Marcell, Daphne Maxwell Reid dhe Alfonso Ribeiro të gjithë do të jenë pjesë e këtij edicioni special, ashtu si DJ Jazzy Jeff.
Është vendosur të xhirohet prej 10 shtatorit dhe pritet të debutojë në HBO Max rreth Festës së Falënderimeve.
Marcus Raboy do të drejtojë specialin. Rikki Hughes do të shërbejë si drejtues dhe producent ekzekutiv, me Miguel Melendez, Lukas Kaiser dhe Brad Haugen për Westbrook Media gjithashtu producentw ekzekutiv. /Insajderi.com
Burimi: Variety