“Po vuaj, marr qetësues dhe serume”: ‘Zogu i Tiranës’ rrëfen për herë të parë nga qelia makthin e ditëve të fundit

“Po vuaj, marr qetësues dhe serume”: ‘Zogu i Tiranës’ rrëfen për herë të parë nga qelia makthin e ditëve të fundit

Për herë të parë pas 5 javësh qëndrimi në qeli, Hermes Nikaj ka dhënë deklaratën e tij lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të.

Nëpërmjet një rrëfim ekskluziv për “Panorama.al”, ai ka traguar se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë dhe momentalisht po merr serume nga qelia.

Ai tregon se jeta e tij u shkatërrua brenda një nate dhe sërish pretendon se është i pafajshëm.

“Vijnë familjarët, po mua më vjen turp! Unë s’jam mësuar kështu, këto pranga përbuzin dinjitetin tim. Te Drejtoria e Policisë vinin më sillnin ushqime, ndërsa këtu jo sepse nuk lejohet. Mua më vjen keq, se unë isha njeri i medias dhe në lajme çfarë nuk u tha për mua, po askush nuk erdhi të më pyesë këtu personalisht. Ky rrëfim i imi është eksluziv. Nuk e di sepse jam ende nën hetim. Unë kërkoj një masë më të butë, siç është arrest shtëpie apo paraqitje me detyrim. S’kam pasur asnjë precedent penal të mëparshëm, jam me arsim të lartë dhe kjo situatë më ka bërë ta vuaj dhe të jem nën kujdesin mjekësor me qetësues dhe serume. Në momentin që po flasim, u shkëputa nga shokët që kam njohur këtu në Burgun 313, ku çunat janë duke u qethur dhe duke u larë. Ata janë të mirë dhe përkujdesen për mua, me pyesin shpesh me humor e shaka: “Si je rrushi?”.