Në vetëm katër muaj jetë, Poem Blu po niset për pushimet e saja të para me prindërit Ledri dhe Sara, njofton Insajderi.
Prindërit e rinj dhe vogëlushja e tyre sot hipën në aeroplan për t’u nisur drejt Emirateve e Bashkuara Arabe. Si shumë të famshëm këtë vit, ata po vizitojnë Dubain.
Sipas burimeve të “Prive”, familja nuk është nisur vetëm për pushime, por edhe një projekt të rëndësishëm të Ledrit.
Thuhet se reperi do të xhirojë edhe një videoklip në vendin luksoz. Së bashku me familjen Vula, në Dubai po udhëton edhe ekipi i Ledrit, i cili do të kujdeset që gjithçka të shkojë siç duhet.
Ledri Vula nuk ka sjellë ende ndonjë projekt muzikor për këtë vit. Për herë të fundit ai ka publikuar një këngë në dhjetor të vitit të shkuar, që mban titullin “Sot sot sot”. /Insajderi.com