Poezi nga Ezra Pound

Poezi nga Ezra Pound

Ezra Weston Loomis Pound (30 tetor 1885 Hailey, Idaho – 1 nëntor 1972 Venedik, Itali) ishte një shkrimtar amerikan, poet dhe kritik, dhe një nga poetët më të mëdhenj modernistë në gjysmën e parë të shekullit 20-të. Ai është i njohur për përmbledhjen e poezisë poezi të Cantos, si dhe gjatë punës si redaktor i ka mundësuar karrierën e kolegëve të tij, si T. S. Eliot, James Joyce, Robert Frost dhe Ernest Hemingëay. Kishte mbështetur hapur fashizmin dhe aktivitetet propagandistike të fuqive të Breht në Luftën e Dytë Botërore, por, në anën tjetër, është bërë dhe një nga figurat më të diskutueshme të letërsisë amerikane.

Duke punuar në Londër në fillim të shekullit të 20 si redaktor i huaj i disa revistave e letrare amerikane, Pound ndihmoi të zbulojë dhe të formësojë punën e bashkëkohësve të tillë si T. S. Eliot, James Joyce, Robert Frost dhe Ernest Hemingway. Kjo përfshinte rregullimin për botimin në vitin 1915 të “Këngës së Dashurisë së J. Alfred Prufrock” të Eliot dhe serializimin e vitit 1918 të Ulysses së Joyce. I zemëruar nga vrasjet ne Luftën e Parë Botërore, Pound humbi besimin në Angli dhe fajësoi luftën për kamatën dhe kapitalizmin ndërkombëtar. Ai u zhvendos në Itali në vitin 1924 dhe gjatë viteve 1930 dhe 1940 ai përqafoi fashizmin e Benito Musolinit, shprehu mbështetjen për Adolf Hitlerin dhe shkroi për botimet e zotëruara nga fashistët britanik Oswaldi Moslej. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u pagua nga qeveria italiane për të bërë qindra transmetime radiofonike duke kritikuar Shtetet e Bashkuara, Franklin D. Roosevelt dhe hebrenjtë, si rezultat i së cilës u arrestua në 1945 nga forcat amerikane në Itali me akuza për tradhëti.

Ai kaloi disa muaj në paraburgim në një kamp ushtarak amerikan në Pizë, duke përfshirë tre javë në një kafaz çeliku në natyrë prej 6 deri në 6 metra, të cilën ai tha se i shkaktoi një prishje mendore. I konsideruar i papërshtatshëm për t’u gjykuar, ai u burgos në spitalin psikiatrik të Shën Elizabethit në Uashington, D.C, për më shumë se 12 vite. Ndërsa ishte në paraburgim në Itali, Pound kishte filluar punën në seksionet e Cantos. Këto u botuan vepra si The Cantos Pisan (1948), për të cilën ai u nderua me çmimin Bollingen në vitin 1949 nga Biblioteka e Kongresit, duke shkaktuar kundërthënie të mëdha. Kryesisht për shkak të një fushate nga shkrimtarët e tjerë, ai u lirua nga Shën Elizabeth në vitin 1958 dhe u kthye për të jetuar në Itali deri në vdekjen e tij.

Pikëpamjet e tij politike sigurojnë që puna e tij të mbetet e diskutueshme tani siç ishte gjatë jetës së tij; në vitin 1933, revista Time e quajti atë “një mace që ecën në vetvete, me ngulm të madh dhe shumë të pasigurt për fëmijët”.

PROLOG KRISHTLINDJEVE  

Jehonë Engjëjsh që këndojnë “U ngazëllove”
Nga shumë heshtje lind heshtja
Kështu, drita e yjeve thuret në litarë
Me të cilën Fuqitë e paqes harmonizohen ëmbël.
Gëzohu, o tokë, Zoti yt
Ka zgjedhur vendin e tij të shenjtë të pushimit.
Ja, shenja me krahë
Fluturon mbi atë krizalidën e shenjtë.

Shpirti i padukshëm i yjeve u përgjigjet atyre:

Përkuluni në këngën tuaj, fuqi përdëllyese.
Përkuluni mbi harqet tuaja të fildishtë e të artë !
Ajo që ju njihni vetëm vagëllimthi është bërë
Në rrugë të shkurtra e të ndritshme, blu:
Përkuluni në lëvdatën tuaj;
Sepse nëse mendimi juaj i hollë
Nuk sheh veçse pjesërisht burimin e mistereve
Edhe në këngët tuaja, jeni urdhëruar që t’i këndoni:
“Lavdi! Lavdi qiejve të lartë
Paqe menjëherë në tokë”.

Engjëjt që vazhdojnë me këngën e tyre:

Barinj dhe mbretër, me qengja dhe temjan
Shkoni e shlyejeni injorancën e njerëzimit:
Me mirrën tuaj të kuqe bëjeni shije të ëmbël.
Ja biri i Perëndisë bëhet lëmoshëdhënësi i Perëndisë
Jepni këtë pako gjë
Para se ai t’ju japë gjithçka.

 

PAPAFINGO

Ejani, t’i qajmë ata që janë më mirë se ne.
Eja, mike, dhe kujto,
të pasurit kanë  shërbëtorë dhe jo miq,
kurse ne kemi miq dhe jo shërbëtorë.
Ejani, të vajtojmë për të martuarit e të pamartuarit.
Agimi hyn me hapa të vegjël
si një Pavlova e praruar,
Dhe unë jam pranë dëshirës sime.
As ka në jetë  diçka më të mirë
Që këtë çast freskie të qartë,
Çasti për t’u zgjuar në dashuri.

 

HISTRION

Askush nuk guxoi ta shkruajë këtë,
unë e di se shpirtrat e të mëdhenjve
banojnë ndonjëherë te ne,
dhe ne të shkrirë në ta

S’jemi veçse refleksi i  këtyre shpirtrave .
Të tillë janë: paksa Dantja

dhe janë gjithashtu një farë

Fransua Vijon, poet hajdut
ose  ata të caktuar për shenjtëri
që donin të blasfemonin emrin im;
një çast dhe flaka vdes.
Si të digjej në  qendrën tonë një sfer
transparente ari të shkrirë, “Uni” ynë
dhe rrënjoset në kështu  ndonjë formë:
Krishti ose Gjoni ose Fiorentinasi;
dhe pastaj çdo formë takse
e zhduk qartësinë  e sferës,
ne pushojmë së qeni atëherë
dhe mjeshtrat e shpirtrave tanë vazhdojnë.

 

KUNDËR FAJDESË

 

Me fajde askush nuk ka një shtëpi të fortë
me gurë katrorë e të sheshtë
me fasadë të stolisur,
me fajde
nuk ka kishë me afreske parajse
Harpes et Luz
dhe paralajmërimi i Engjëllit
me aureola largoni,
me fajde
askush nuk sheh trashëgimtarë të Gonxagës dhe konkubina
s’pikturohet për ta mbajtur vetë artin në shtëpi
por për të shitur e shitur shpejt e me fitim, mëkat kundër natyrës

buka jote do të jetë si sitë e vjetër
e thatë si letër,
pa thekër ose miell gruri të fortë,
fajdeja  e rëndon shtrirjen
i shtrembëron  kufijtë me fajde
askush nuk gjen qëndrim të këndshëm.
I privohet gdhendja  e gurit,
endësit të pëlhurës
Me fajde
leshi nuk vjen në treg
dhe delet nuk japin lesh
më e keqe se murtaja është fajdeja,

i heq majëne gjilpërës në duart e vajzave të reja
dhe ngatërron atë që  tjerr. Peter Lombard
nuk bëhet me fajde
Duccio nuk bëhet me fajde
as Piero della Francesca dhe Zuan Bellini
as “Shpifja” s’ishte pikturuar me fajde.
Angjelika  nuk u bë me kamatë, as me Ambrose de Praedis,
s’është firmosur asnjë kishë me gurë të gjallë “Adamo me fecit.”
Nuk u ngrit me fajde
Shën Hiler dhe Shën Trofini,
fajdeja ndryshk daltën
ndryshk artin dhe artizanin
bren pëlhurën në telajo, askush
nuk mëson artin  që të mpleksë arin në endje ;
e kaltra kalbëzohet me fajde, nuk qëndiset
në purpur, smeraldi nuk gjen Memlingun e vet
fajdeja mbyt fëmijën në bark
arreston të riun e dashuruar
ia lë krevatin pleqve të dobësuar,
futet në mes të martuarve të rinj
Kundër natyrës
Në Elusi kanë sjellë putana
kërma zdërhallëse
mysafirë të fajdesë.

Bottom of Form

 

PEMA M’U FUT NË DUAR

 

Pema më hyri thellë në duar,

Limfa e saj më zbriti në krahë,

Pema m’u rrit në gjoks –

Thellë,

Degët më dalin si krahë.

Je pemë,

Je myshk,

Je  manushaqe përshkuar prej erës-

Krijesë – tepër e lartë – je ti

Dhe e gjithë kjo është marrëzia e botës.

 

 

KËNGË PIZANE

Ajo që ti e do me të vërtetë mbetet,

teprica është skorie

Ajo që ti e do me të vërtetë s’ka për t’u shkulur,

Ajo që ti e do me të vërtetë është trashëgimia e vërtetë

Bota  kujt i përket, mua, atyre

apo askujt?

E para erdhi e dukshmja, pastaj i prekshmi

Elize, edhe pse është në  banesat e ferrit,

Ajo që ti e do me të vërtetë është trashëgimia e vërtetë

Milingona  është një centaur në botën e tij të dragonjve.

Shkule nga vetja  krenarinë, nuk qe njeriu ai

Që krijoi  guximin ose rregullin ose hijeshinë

Shkule nga vetja  fodullekun, shkule, të them

Mëso nga bota e gjelbërt se cili është vendi yt

Në masën e shpikjeve ose në aftësinë e vërtetë të krijuesit,

Shkule nga vetja fodullekun,

Paquin shkule!

Kaska e gjelbër fitoi mbi elegancën tënde.

“Sundoje veten dhe të tjerët do të të durojnë”

Shkule nga vetja fodullekub,

Je një qen i rrahur  nën breshër,

Një laraskë fryhet në një gulç dielli

Gjysmë e zezë, gjysmë e bardhë

As ia dallon dot krahun nga  bishti

Shkule nga vetja fodullekun

Sa të mjera janë ligësitë e tua

Të ushqyera me mashtrime

Shkule nga vetja fodullekun,

Lakmues në të shkatërruar, koprac në mëshirë

Shkule nga vetja fodullekun,

Shkule, të them.

Por të kesh bërë, në vend që të mos bëje asgjë

Ky nuk është fodullek. Të kesh, trokitur me maturi

Që një Tarallak ta hapte

Të kesh korrur nga era një traditë të gjallë

Ose nga një sy i bukur antik flakën e  padhunuar

Ky s’është fodullek.

Këtu gabimi është në atë se s’shtë bërë, në mosbesimin  që u mëdyshe.

 

FRANÇESKA

 

Vije përpara duke dalë nga nata

Mbaje lule në dorë

Tani do të dalësh nga një turmë e  rrëmujshme,

Nga një pështjellim fjalësh rreth teje.

Unë që të kisha parë mes gjërave të para

U nxeha kur dëgjova të thuash emrin tënd

në vende të rëndomta.

Do të kisha dashur që dallgët e ftohta në mendjen time të lëkundeshin

Dhe që bota të thahej si një gjethe e vdekur,

ose  rrushku bosh i qumështores dhe, të ishte  hedhurj tutje,

për të të gjetur

vetëm

 

ME  DRITË TË SHUAR

 Kthehu tek ëndrrat e vjetra

Që kjo bota jonë  të mos humbë guximin

Me dritë të shuar

Duaje ëndrrën tënde
Duke përbuzur çdo dashuri inferiore,
Duaj erën
Dhe kujtohu këtu
Që vërtet vetëm ëndrrat mund të jenë

Prandaj, unë nisem në ëndërr, që të t’arrij.

1908/Insajderi.com