Poezi nga Frederico Garcia Lorca

Poezi nga Frederico Garcia Lorca

Frederico Garcia Lorca u lind më 5 qershor 1898 në fshatin Fuente Vaqueros të provicës së Granadas babai i tij ishte Federico García Rodríguez ishte pronar toke dhe fermer. Garsia Lorka mësimet e para i mori tek nëna e tij e cila ishte mësuese dhe pianiste e talentuar. Në vitin 1909 kur Garsia Lorka ishte 11 vjeç familja e tij u zhvendos në qytetin Granada në jug-perëndim të Spanjës pastaj Garsia Lorka ndoqi dhe u diplmua në shkollën e mesme dhe ndoqi studimet në Universitetin Sacred Heart ku studioi artin dhe letërsinë ku dhe nxorri veprat e para potike.

Fredriko Garsia Lorka është i njohur ndërkombëtarisht për pjesëmarrjen e tij në luftën civile spanjolle ku udhëhoqi forcat anti-fashiste për të penguar forcat fashiste të udhëhequra nga Gjenerali Francisco Franco. Mendohet se Grasia Lorka është vrarë nga forcat ushtarke anti-komuniste në fshatin Alfacar në Granada, edhe sot e kësaj dite shumë gjëra janë të paqarta mbi vdekjen e Grasia Lorkë-s.

DËSHIRË

Vetëm zemra jote e nxehtë,
Dhe asgjë më shumë.

Parajsa ime, një fushë
Pa bilbila
As lira,
Me një lum të fshehtë
Dhe një burim të vogël.

Pa shpurë erë
Mbi gjethnajë,
Pa yllin që dëshiron
Të jetë gjethe.

Një dritë e madhe
Që ishte
Xixëllonja
E një tjetre,

Në një fushë
Me shikime të prishura.
Një prehje e qetë
Dhe atje puthjet tona,
Tinguj hënor
Të jehonës,
Hapen shumë larg.

Dhe zemra jote e nxehtë,
Dhe asgjë më shumë.

 

ËNDËRR

Zemra ime çlodhet ndanë burimit të cemtë
(Mbuloje me fijet e tua,
Merimangë e harresës.)

Uji i pëshpëriste ulët një kantilenë të ëmbël
(Mbuloje me fijet e tua
Merimangë e harresës.)

Zemra ime që u zgjua, pikëllimet e saj ia rrëfeu
(Fshihe mirëbesimin e saj,
Merimangë e heshtjes.)

Ja, zemra ime po rrëshqet në burimin e cemtë
(O duar të bardha, të largëta
Mbajeni ujin e lehtë.)

Dhe, duke kënduar me gaz, uji e tërheq
(O duar të bardha, të largëta,
Uji mbeti i shkretë!)

 

EDHE DASHURIA MUND TE VDESE

Sa te rende jane ditet.
Ne asnje zjarr nuk mund te ngrohem,
nuk me qesh me asnje diell,
gjithçka eshte bosh,
çdo gje eshte e akullt e pa meshire
madje edhe te shtrenjtat yje te qarta
me shikojne pa ngushellim,
qysh kur kam kuptuar ne zemren time,
qe edhe dashuria mund te vdese.

HIJA E SHPIRTIT TIM

Hija e shpirtit tim
Fluturon në një perëndim alfabeti,
Mes librash
Dhe fjalësh.

Hija e shpirtit tim!

Kam arritur në vijën ku bie
Malli,
Dhe pika e vajit shndrrohet,
Në albastër shpirti.

(Hija e shpirtit tim!)

Kupa e dhimbjes
u mbarua,
por kjo është arsyeja dhe përmbajtja
e buzëmbledhjeve të vjetra të mesditës
e vështrimeve të vjetra të mesditës.

Një labirinth i mjegullt
Yjesh të tymtë
Grackon iluzionet e mia
Aq të venitura.

Hija e shpirtit tim!

Dhe një aluçinacion
Mëkon vështrimet.
E shoh fjalën dashuri
Të zhveshur.

Bilbili im!
Bilbil!
A po këndon?

MADRIGAL

Puthja ime qe nje shege
E hapur, e thelle,
Nje trendafil prej letre
Goja jote qe.

Ne sfond nje fushe me bore.

Duart e mia qene te hekurta
Per kudhrat e renda
Dhe trupi yt i lehte
Qe perendimi i nje kenge.

Ne sfond nje fushe me bore.

Ne kafken e madhe te qiellit,
Te bere vrima-vrima,
Si stalaktite varen
Te gjitha “te dua-t” e mia.

Ne sfond nje fushe me bore.

Endrrat e mia femijerore
Shtresa ndryshku kane zene,
Dhimbja ime spirale
E ka zhbiruar henen.

Ne sfond nje fushe me bore.

Tani le te behemi serioze,
Le t’i veme te marrin mesime
Dashurite dhe endrrat e mia
(Meza te vegjel pa sy.)

Ne sfond shtrihet nje fushe me bore./Insajderi.com