Poezi nga Mirko Gashi

Poezi nga Mirko Gashi

Poeti Mirko Gashi lind më 2 janar 1939 në Kralevë dhe vdiç në vitin 1995.  Shkollën fillore e ka kryer  në Preshevë, ndërsa Gjimnazin në Gjilan. Ka kryer edhe një shkollë për gazetarë.  Ka punuar mësues në fshatin Caravajkë të Preshevës, gazetar në Radio Prishtinë, aktor në Teatrin e Kombësive në Shkup dhe në Teatrin Popullor të Prishtinës etj. Përpos krijimtaisë letrare,  është marr edhe me përkthime nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas. Poezitë e Mirko Gashit janë përkthyer në gjuhët frënge, italiane, gjermane, arabe, sllovene, angleze, turke dhe maqedone etj.

 

Nisia e dashurisë-Atlantida ime

Hëna lëshoi rrjetën
qyteti vazhdoi jetën

në muzgun e parë
si në zgjua
jeta vloi

të dashuruarit
bluanin
drithin e dashurisë

e zemra ime
vaj e në vaj
si zurkajë
as në këtë moshë
me dashuri
s’u josh

jetoja
pa mostra
bëja zustra

me cdo varg
shkoja larg
e më larg

shkrova
për renë e zezë
për nënën Terezë
por jo edhe këtë këngë
jetoja zi e më zi
skamnor e i pasur
por i tëri në poezi

taverna
më celi
kaverna në cdo tavernë
nga një kavernë

po qe besa
s’më la shpresa
se njëherë në jetë do të më paraqitet
ajo kometë
e Halejit

prej tavernës më shpien
në orën letrare
atje poezia ime
qe abetare
e jetës së shkretë
e jetës së vërtetë

dhe aty
në odeonin e diturisë
zë fill i dashurisë

e gjeta

në syrin e qiellit
në zenitin e diellit
në orën e gjelit

nëpër tingujt e lahutës
me ata sytë e sutës
erdhi në livadhin tim

dre o dre
i pafre
sa gjumin e pamatur
e kishe pasur

dora dorës
zemra zemrës

me baticë i mbushur uri
për dashuri
unë urithi
pashë kometën e Halejit
u harruan tavernat
u mbyllën kavernat

në prehrin e henës
sa e lumtur
m’ishte jeta
edhe në shpirtin tim
tashti zbriti bleta

dre o dre
i pafre
zemra jote dorë
luan duallën kraharor

kush është Ikari
kush Arnstrongu

u dëgjua gongu

pa fijen e romantikës
do ta pushtoj
yllin më të largët
të Galaktikës
t’ia dhuroj
Etës flockë
Etës lockë

klithën yjet
nga gëzimi
i saj dhe imi

ajo Rrushë
imja
jo e Rexhës
i largoi
pas ferexhes
se reve

pastaj
diku larg
pelat hingëlluan
qentë kuitën
arat e thara
të dashurisë
s’u ujitën

kush na bëri magji
lenetit i dha gji

treti Eta
u zhduk drenusha
vajti nuse Rrusha

mua fati
Rexhën ati
mua ylli im i fatit
Rexhën thundra e atit

diku lart
flet një alt
Eta Eta
e jo Mauthia
Etaaa

e unë e hëna
vajtojmë
luajmë etida
ç’u bë nisia
ku është Atlandida.

Ura e Maskatarit

Ilan, ilan –
na quanin asokohe
në Gjilan
e ne
vërtetë
ishim astritë
nëpër pyje
le e rritë

S’ndodhte kjo në teatër
ata
pa maska të arit
kudo nëpër Karadak
derdhën gjak
në çdo vatër

Shkrepnin vetëtimat

S’ndodhte kjo në teatër
trishtoheshin jetimat
rrufetë shkretëtonin
mal e fushë
ujin turbullonin
një vetëtimë
një rrufe
një lis për toke
një rrudhë
e nënës loke
trishtim – qumësht
për çdo jetim

Me dekada e tëhu
në këtë urë
kokat
na ngulnin në hu

Kjo urë
s’u ndërtua me gurë
po me lisa të prerë

Pas çdo lisi të prerë
zgjohej nga një erë
më pare stuhi
e pastaj puhi
që ndjell pranverë

Ilan, ilan –
na quanin askokohe
në Gjilan
e ne vërtetë
ishim astritë
nëpër male
le e rritë

Në bebëzat
e të parëve të mi
u zgjua e bardha agmi
pushka krisi
u mboll lisi
u zhduke ferri
lëshoi kushtrimin
Idriz Seferi.

Populus Illyricus

Populli
e di
kur duhet bërë kryq
me tre
e kur
me pesë gishtërinj
e kur
të thuhet dova
Ai
më së miri
të thotë
s’ka përëndi të tjerë
përvec meje
Populli të thotë
se s’ka kryeplak
më të urtë se fshati
Ai e ka meteorologjinë
e vet
në gjunjtë e pleqëve e të plakave
kur ky yll apo ai
gjendet këtu apo aty
Populli di
pse
s’duhet përqeshur lumin
për rrugën e tij gjarpërore
rrjedhën mund ta gabojë ndonjë pikë
po lumi kurrë

2.-

pasi vetëm ai e di
rrugën e vet
vallen e popullit
askush
s’do ta mësojë
as t’i marrë erë
për një jetë kalimtare
Kurrë mos humb besë
ndaj Zotit tënd të ri
beso
e po të besoj
në këtë aksiomë

Populli e di
se vetëm fëmijët dhe kafshët
të duan pa hile

Cdo fjalë që të thuhet
për Popullin
është e stërvockël
Ai e ka celësin
për cdo rebus
vetëm për të s’ka enigma
Eu
Ai
di
se cili mashkull i shtëpisë
është për pazar
e cili jo
Ai e di
mu si Luli i vocërr

3.-

ku është hija
e ku gjendet dielli
kush është Mark
kush Januz
e kush Janus
Populli e ka syrin
të thellë
sa një oqean
populli të thotë
se kënga
është vaji i burrit
se kështu e ka jeta
Ai ka
cka s’ka
asnjë kryevepër s’e ka krijuar Dante Aligieri
apo ndonjë tjetër
po Ai
i mjeri
Për cdogjë që ke ndier
mos beso as ti
po populli
e di
Ai
para se ta capojë
të njëmbëdhjetin hap
dhjetë i ka kaluar
Populli
s’ka epiqendër
të gjitha trojet
e skajet
e tij
ashtu mund të quhen

4.-

Populli të mëson
me proverba
ai të thotë:
“I di Meta punët e veta”

Buzë lumit

Sa të shkurtëra janë largësitë
nganjëherë
deri në breg të lumit

Kur kitara therret
lumi vlon
peshqve zëri u shterret

Ti për bukuri
zgjon puhinë
fjetur në flokët e së dashurës
dhe ia leshon freret

Liria

(Lumit,sugarir tim)

Eu cfarë djali kam,
eu cfarë Lumi kam.
sa kafshata,
sa një pëllëmbë
s’e ka mjekrën
s’ka as dhëmbë,
mallkon yje,
shkatërron yje
Edhe në muajin e vet
të tetë s’don të lidhet në djepin e vet.

 

/Insajderi.com