Poezi nga Octavio Paz

Poezi nga Octavio Paz

Octavio Paz ose Octavio Paz Lozano (31 mars 1914 – 19 prill 1998) ishte shkrimtar dhe diplomat meksikan. Octavio Paz lindi më 1914 në Qyteti Meksiko, Meksikë. Duke i falenderuarit gjyshit dhe bibliotekës së tij të mahnitshme, ai hyni shum herët në kontakt me letërsinë. Edhe babën e kishte intelektual, gazetar politik tejet aktiv i cili ju bashkangjit me shum intelektual të tjerë përparimtarë, lëvizjes së udhëhequr nga Emiliano Zapata, si dhe u takua gjatë luftës së Spanjës me Pablo Nerudën dhe Louis Aragon-in.

Paz filloi të shkruaj që i ri dhe më 1937 udhton për në Spanjë, në qytetin e Valencës ku morri pjesë në Kongresin e Dytë Ndërkombëtar të Shkrimtarëve Anti-Fashistë. Me të këthyer në Mexico (1938), bashkëthemeloi gazetën « Taller » ku zënë vend vala e re e shkrimtarëve me ndjenja dhe pikëparje të reja letrare.

Gjatë vitit 1943 bëri një udhëtim në SHBA ku u pasurua me njohuri mbi poezinë bashkëkohëse angloamerikane. Dy vjet pas këtij udhëtimi Octavio Paz hyn në stafin diplomatik të vendit dhe kështu u gjind në Francë ku shkroi një studim themelor mbi identitetin meksikan të titulluar « Labirinti i vetmisë » që konsiderohet nga kritika letrare si kryevepra e tij. Përpos kësaj ai merr pjesë aktive bashkë me André Breton-in dhe Benjamin Peret-in kur edhe muarr njohuri mbi poezinë syrealiste.

Vitin 1962 e hasim Ambasador i Meksikës në Indi ku edhe shkroi shum libra e ndër ta , shum të njohurin Ladera Esta (Ana lindore).

Më 1968, vit i Lojrave Olimpike në Mexico, vihet në protestë kundër pushtetit i cili ushtronte represion të ashpër kundër studentëve të Tlatelolco-s.

Pas kësaj kohe, ai i jepet punës së tij si botues sepse në ndërkohë pat themeluar dy revista që merreshin me art dhe me politikë (Plural 1971-1976 dhe Vuelta 1976).

Më 1980 iu nda titulli Doctor Honoris Causa i Univerzitetit të Harvard-it, kurse në vitin vijues ai morri Çmimin Cervantes që është dhurata më me nam në gjuhën spanjolishte. Më 1982 i ndahet edhe Çmimi Neustadt, një njohje gjithashtu shum prestigjioze në botën e kulturës dhe letërsisë.

Më 1990, Octavio Paz, merr dhuratën dhe mirënjohjen më të lartë: Çmimi Nobel për Letërsi.

Vdiq më 1998 duke lënë një shprazëti në botën letrare të cilën e shënoi thellë me humanizmin, me veprën dhe me kulturën e tij të gjërë si një ndër njerëzit dhe autorët më të respektuar të kohës moderne.

Agim

 

Duar të shpejta të ftohta

i heqin një e nga një

fashat e errësirës

Hap sytë

ende

jam gjallë

në qendër

të një plage akoma të freskët.

 

Emri yt

 

Lind nga unë, nga hija ime,

agon nga lëkura ime,

ditë drite e kotur.

Pëllumb i egër emri yt,

i drojtur mbi supin tim.

 

Fat poeti

 

Fjalë? Po, prej ajri,

dhe në ajër të humbura.

Më lër të humbas mes fjalëve,

më lër të jem ajër mes buzëve,

një frymë bredharake pa rrethime

që ajri e tret.

Edhe drita vetë në gjirin e saj humbet.

 

Fytyra e re

 

NATA fshin net nga fytyra jote,

derdh vajëra në qepallat e tua të thata,

djeg në ballin tënd mendimin

dhe pas mendimit kujtesën.

 

Midis hijeve që të përmbytin,

tjetër fytyrë gdhihet.

Dhe ndiej se pranë meje

nuk je ti ajo që po fle,

por ajo çupka që ishte

dhe që priste sa të të merrte gjumi

që të kthehej e të më njihte.

 

Shkrim

 

I vizatoj këto shkronja

ashtu siç bën dita me imazhet e saj

që pastaj fryn mbi to dhe s’kthehet më pas./Insajderi.com