“Policët ma shpifën këtu”, Olta Gixhari ja plas të qarës dhe përjeton krizë emocionale

“Policët ma shpifën këtu”, Olta Gixhari ja plas të qarës dhe përjeton krizë emocionale

Në një lidhje direkte me A2Neës, aktorja Olta Gixhari ka folur për periudhën e saj në karantinë, e gjendur pranë partnerit të saj në Spanjë. Ajo ka rrëfyer se pëlqen çdo gjë të Spanjës, përveç policëve, që e kanë futur në një krizë emocionale.

Aktorja ka treguar se rregullat e tyre strikte e kanë stresuar, dhe kërkojnë të dinë çdo informacion me detaje, aq sa ajo ja ka plasur të qarës, duke ju ankuar nënës së saj, se nuk i duron dot.

“Vetëm policat nuk ja dua Spanjës. Ja dje po merrja mamin në telefon dhe fillova duke qarë. Dje ka qenë kriza ime e parë. I thash mua mu shpif këtu. Sa dal poshtë tek rruga më ndalon polici më pyet kush je, më kërkon dokumentin, më kërkon numrin e telefonit, adresën ku jetoj me kë po jetoj, ca po haj…u çmenda,”– është shprehur Olta Gixhari.