
Gati dy javë më parë, aktori Florjan Binaj i njohur si polici i “Portokallisë”, dha lajmin se kishte kontraktuar virusin COVID-19.
Kurse sot me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai njofton të gjithë ndjekësit e tij, se më në fund kishte kaluar edhe virusin, njofton Insajderi.
“Më në fund, Covidi më la. Falenderoj të gjithë ata miq e mikesha që më ndejtën pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, shkruan në postimin e tij të sotëm në Instagram.
Kjo do të thotë që Binaj ka rezultuar negativ në testet e bëra, sepse siç kishte thënë ai, ka qenë simptomatik, dhe nuk vuante ndonjë përkeqësim shëndetësor. /Insajderi.com