Policia deklarohet pas arrestimit të Fjolla Morinës

Policia deklarohet pas arrestimit të Fjolla Morinës

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina, mëngjesin e së hënës është arrestuar nga Policia e Kosovës, shkruan Insajderi.

Ajo është arrestuar në lagjen Emish në Prishtinë para sallonit të saj.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar, zëdhënësi i zyrës për informim në Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani, ka dhënë detaje mbi këtë arrestim.

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë, sot me 19.07.2017 në Prishtinë nga njësia policore FAST-Kosova në bashkëpunim me zyrtaret policorë të stacionit policor “Jugu” në Prishtinë, është arrestuar e dyshuara femër, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Shqiptare”, ka deklaruar ai.

Ajo ishte dënuar në mars të këtij viti nga Gjykata e Kukësit me nëntë vite burg, të reduktuara në gjashtë pastaj.

Fjolla përndryshe është e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Kjo vjen si pasojë e një arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u zu me dy revole në veturën e saj, shoqëruar nga dy bashkëudhëtarë meshkuj./Insajderi.com