Rep-artisti i njohur shqiptar, Getinjo, është shumë i preferuar nga fansat shqiptar.
Ai është shumë aktiv në rrjete sociale, duke ndarë në mënyrë të vazhdueshme imazhe nga jeta dhe karriera profesionale.
Reperi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur së është gjobitur në trafik.
Në postimet në vazhdim reperi shihet duke shkuar menjëherë të paguajë, ndërsa shkroi edhe një mesazh për fansat.
“Respektojeni ligjin në Kosovë, paguani faturat sepse në Evropë e keni patjetër”, ka shkruar ai në mbishkrim.
Kënga e tij e fundit në treg e cila erdhi si bashkëpunim me Stresin titullohet “S’jam dorzu”./Insajderi.com