Policia ka gjetur një trup të pajetë – besohet të jetë i aktores amerikane

Policia ka gjetur një trup të pajetë – besohet të jetë i aktores amerikane

Policia që ishte vënë në kërkim të aktores së serialit “Glee”, Naya Rivera, ka njoftuar se ka gjetur një trup të pajetë në liqenin ku është zhdukua aktorja në Kaliforni, shkruan BBC, njofton Insajderi.

33 vjeçarja po mungon qysh nga java e kaluar pasi kishte shkuar për të lundruar me djalin e saj në liqenin Piru, në veri-perëndim të Los Angelos-it.

Zhytësit po kërkojnë prej ditësh dhe policia njofton se ka gjetur një trup, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Në raport të policisë thuhet se më vonë do të mbahet një konferencë për shtyp./Insajderi.com