Policia vret kushëririn e këngëtarit të njohur

Policia vret kushëririn e këngëtarit të njohur

Këngëtari amerikan Pharrell Williams ka thënë se një njeri i vrarë kohët e fundit nga policia në Virginia Beach ishte kushëriri i tij, njofton Insajderi.

Incidenti që ndodhi fundjavën e kaluar, ka grumbulluar kritika dhe protesta nga banorët lokalë. Dy persona, Donovon Lynch, 25 vjeçar dhe Deshayla Harris, 29 vjeçar, u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën gjatë të shtënave.

“Humbja e këtyre jetëve është një tragjedi e tepërt. Kushëriri im Donovon u vra gjatë të shtënave. Është kritike që familja ime dhe familjet e viktimave të tjera të marrin transparencën e merituar. VA Beach është mishërimi i shpresës dhe ne do ta kalojmë këtë”, tha Williams në një postim në rrjetet sociale.

Sipas “The Guardian”, departamenti i policisë tha që Lynch ishte “kishte një pistoletë në kohën e të shtënave”. Të dy oficerët që ishin të pranishëm në atë kohë nuk kishin ndezur kamerat e trupit. /Insajderi.com