Policia vret reperin e njohur në shkëmbim zjarri?

Policia vret reperin e njohur në shkëmbim zjarri?

Reperi King Von vdiq këtë të premte pas të shtënave  jashtë një klubi nate në Atlanta, Georgia, në të cilin u përfshi policia, thanë autoritetet, shkruan The Guardian, transmeton Insajderi.

King Von's Record Label Releases Statement on His Death - XXL

Departamenti i policisë në Atlanta tha se nuk e besonte reperin, emri ligjor i të cilit është Dayvon Daquan Bennett, u qëllua nga policia, por më tepër në një shkëmbim zjarri para përfshirjes së policisë.

Sipas policisë, dy grupe meshkujsh jashtë lokalit filluan të grindeshin me njëri-tjetrin rreth orës 3:20 të mëngjesit.

Dy oficerë policie jashtë shërbimit, të cilët ishin duke punuar një “punë shtesë” në po atë lokal.

“Oficerët ishin në uniformë dhe një automjet i shënuar [departamenti i policisë Atlanta] me dritat e tij blu të aktivizuara për dukshmëri ishte parkuar afër,” thanë autoritetet.

Mosmarrëveshja “shpejt u përshkallëzua me armë zjarri midis këtyre dy grupeve”, tha policia.

Njëri nga dy oficerët jashtë shërbimit, si dhe një oficer i shërbimit që po punonte pranë sallës, “u përball” me sulmuesit e dyshuar. Policia tha se “pati të shtëna gjatë përballjes”.

Bennett u dërgua në spital me një automjet privat, tha policia. Një total prej tre personash, përfshirë Bennett, thuhet se kanë vdekur./Insajderi.com