Pornhub lanson serinë e parë për edukim seksual

Pornhub lanson serinë e parë për edukim seksual

Pornhub ka nisur një seri për edukimit seksual, si mënyrë për të mbyllur hendekun mes pornografisë dhe edukimit seksual.

Zakonet e shëndetshme të masturbimit, mënyra e duhur për të përdorur prezervativin, anatomia femërore dhe çfarë është normale (dhe çfarë jo) për njerëzit me penis? Këto janë të gjitha fushat e mbuluara në disa video të shkurtra. Të 11 episodet tregohen nga terapistë seksualë dhe doktorantë dhe ofrojnë këshilla të mirëfillta shkencore.

Episodi i parë ka të bëjë me komunikimin. “Të gjithë meritojnë që kufijtë e tyre të respektohen “, thotë terapisti dhe drejtuesi seksual Dr Cat Meyers, duke shtuar: “Të jesh nën presion për të bërë gjëra seksuale nuk është ndjenjë e mirë. Nëse do të bëni seks, duhet të dini si të komunikoni në lidhje me seksin “.

Një video madje ofron mënyra për të bërë seks të sigurt gjatë pandemisë së koronavrusit. “Një studim i fundit ka zbuluar se Covid-19 është gjetur në spermë”, pohon Jessicia Ross, një terapiste seksi e certifikuar, “si tek burrat që kanë infeksione aktive ashtu edhe tek ata që janë shëruar”. Mos u shqetësoni sidoqoftë, nuk ka ende prova përfundimtare nëse Covid mund të transmetohet apo jo në këtë mënyrë./Insajderi.com

Dazed