Më 13 qershor, Ilir Shaqiri shkroi në llogarinë e tij në Facebook, për të ndarë lajmin se nëna e tij kishte ndërruar jetë 81 vjeçare.
Ndonëse dhimbja ishte e madhe, Shaqiri është mirënjohës që miqtë i qëndruan pranë dhe pranoi ngushëllime të panumërta.
“Në këto ditë dhembjeje për mua dhe familjen time, shpreh mirënjohjet dhe falënderimet tona për ju, që patët mirësinë të merrni pak nga pak nga dhembja jonë! Dhembja për ne është e madhe, por edhe ngushëllimi juaj për ne është i madh. Them kështu sepse nënat tona, të frymëzuara nga urtësia popullore, na e kanë përsëritur sa e sa herë se: Krahët e njeriut janë miqtë, ata që të bëjnë të ngrihesh, ata që s’të lënë që të biesh”.
Nëna e tij të gjithë trashëgimtarëve të saj u kishte lënë një porosi – porosi të cilën, Shaqiri do e kujtojë gjithmonë.
“Ne pasardhësit e saj, për sa kohë të jemi në këtë botë, do ta kujtojmë dashurinë e saj, udhëzimet e saj, porosinë e përhershme të saj, se: Njerëzit, nivelet e tyre i renditë edukimi, shkolla dhe puna e tyre në shërbim të së mirës, në shërbim të së vërtetës”.
Më poshtë postimi i plotë i Ilir Shaqirit. /Insajderi.
Të dashur miq!Në këto ditë dhembjeje për mua dhe familjen time, shpreh mirënjohjet dhe falënderimet tona për ju, që…
Gepostet von Ilir Shaqiri am Mittwoch, 17. Juni 2020