
Morena Taraku shquhet për fotografitë e saj provokuese dhe stilin e cila kujdeset deri në detajin më të vogël.
Ajo preferohet dhe është shumë e komentuar në publik, dhe prandaj ka edhe shumë fansa në rrjetet sociale shkruan albeu.com.
Detaji që bie në sy në fotografitë e Morenës, është fakti që nuk ka të ndalur me firma lukzoe.
Gucci, Louis, Balenciaga, e shumë të tjera e ka blinduar profilin me rrobat dhe aksesorët e shtrenjtë.
Por mesa duket tërë ky ekspozim i ka bërë dëm këngëtares, pasi ka vendosur që të tërhiqet nga rrjetet sociale.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Morena në profilin e saj në instagram, duke thënë se tani e tutje do të kujdeset më shumë për veten.
Ajo ka falënderuar fansat e saj për komentet dhe përkrahjen, ndërkohë ka thënë se do të fokusohet në “qetësinë e saj shpirtërore”