Postimi i aktores shqiptare bëhet viral: “Që sot nuk jap përgjegjësi ndaj këtij shteti”

Postimi i aktores shqiptare bëhet viral: “Që sot nuk jap përgjegjësi ndaj këtij shteti”

Besnike Arifi, aktore me profesion, sot me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, shfaqi pakënaqesinë dhe dëshpërimin që ndjen kundrejt shtetit të Kosovës, njofton Insajderi.

Arifi, aktore e diplomuar punonte dy puna për të paguar faturat, në gastronomi dhe si aktore në Teatrin AAB “Faruk Begolli”, por humbi që të dy vendet e punës si pasojë e pandemisë Coronavirus.

Ajo thekson se ndihma që shteti i saj i dha – 260 euro në 7 muaj – nuk është e bollshme.

“Prej sot Une Besnike Arifi si qytetare dhe tatimpaguese e rregullt e Republikes se Kosoves nuk jap me asnje pergjegjesi ndaj ketij shteti sepse: Kam humbur dy vende te punes shkaku i pandemise dhe ndihme prej 260 eurove(dy here nga 130eurove) per afersisht 7 muaj nuk jane te bollshme. Andaj, do te bej tagg banken Kep, Ministrine e Kultures, Komunen e Prishtines,Keds dhe te gjitha keto sherbime qe nuk do te arrije te paguaje”.

“Jam aktore e diplomuar dhe punoj ne gastronomi.Te dyja i humba, shkaku jush. I vetmi ishte Teatri AAB ‘Faruk Begolli’ qe nuk hezitoj te me punesoje (pa pasur askend te njofshem) ne profesionin tim dhe te cilet i falenderoj. Kete vend pune e humba shkaku jush. Zoneclub qe me dha pune per vite me rradhe, poashtu u mbyll”.

Presioni psikik që ajo ka duruar për muaj është bërë më se i tepërt dhe se ‘nuk ka çfarë të humb më’.

“I ftoj qe te merren vesh ndermjet vete sepse presioni psiqik qe me eshte bere me kane sjell ne ate nivel qe thjesht me NUK KAM ÇKA TE HUMB. Jam e revoltuar deri ne palce dhe sinqerisht heq dore nga ky shtet”.

Goditja financiare ka dërguar aktoren në një spirale dëshpërimi, e cila kërkon të ipet përgjegjësi për tatimin që i ka dhënë shtetit.

“Andaj kerkoj pergjegjesi per tatimin qe i kam jap ketij vendi perndryshe nuk jap asnje pergjegjesi se cka mund te ndodh. Ju faleminderit”.

Postimi i aktores është bërë viral në rrjete sociale, me mijëra pëlqime, dhjetëra komente e qindra shpërndarje në Facebook përfshirë këtu edhe shumë artistë si Shengyl Ismajli dhe Ernest Malazogu. /Insajderi.com