
Rihanna po feston fillimin e mandatit prezindecial të Joe Biden dhe largimin e Trump nga Shtëpia e Bardhë, me një postim shumë interesant: duke hedhur mbeturinat jashtë, njofton Insajderi.
Vetëm pak orë pasi inaugurimit të Biden-it, këngëtarja publikoi një fotografi të shkrepur në fotosesinin për “Harper’s Bazaar”. Ajo shihet e veshur me një bluzë ku shkruan “Jepni fund racizmit me çdo kusht” teksa në duar mban qese plehrash.
“Jam këtu për të ndihmuar”, përshkoi ajo fotografinë e postuar dhe krahas saj ka shtuar edhe një hashtag “Ja dolëm mbanë Joe”. /Insajderi.com
I’m just here to help. 🤷🏿♀️#wediditJoe pic.twitter.com/n7KPjClnKv
— Rihanna (@rihanna) January 20, 2021