Pozuan bashkë, fansat kapin detajin e çuditshëm në foton e Arilenës dhe Miriamit

Pozuan bashkë, fansat kapin detajin e çuditshëm në foton e Arilenës dhe Miriamit

Dy trajneret e këtij edicioni të “The Voice Kids”, Arilena Ara dhe Miriam Cani, janë shfaqur shpeshherë në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe herë pas here publikojnë poza së bashku në rrjete sociale.

Pak më parë, këngëtaret publikuan në profilet e tyre një foto ku kishin pozuar të dyja pa pikë makeup-i në fytyrë, mirëpo ndjekësit kanë vënë re detajin e pazakontë në foton e vajzave.

Ata i kanë vënë në dukje Miriamit dhe Arilenës ngjashmërinë e madhe që kanë me njëra-tjetrën, duke i quajtur edhe motra për shkak të tipareve përafërsisht të njëjta.

“Si motra ngjani, e pabesueshme. Edhe motrat nuk ngjajnë aq shumë me njëra-tjetrën. Ju sikur jeni binjake.”- i shkruan njëra prej ndjekëseve.