“Prada” shkon në gjyq për shkak të krokodilëve

“Prada” shkon në gjyq për shkak të krokodilëve

Shtëpia e modës italiane Prada, së shpejti do të dalë në gjykatë për shkak se akuzohet për blerjen e lëkurës së 700 krokodilëve.

Nëse akuzat do të vërtetohen, gjiganti i modës Prada do të gjobitet me 2 mln dollarë.

Prada hyri në probleme pasi firma “Capo-USA” zbuloi se si kishte arritur marrëveshje me të për blerjen e lëkurës së krokodilëve të rinj dhe të vjetër amerikanë, të cilët do të përdoren për aksesorë ekzotikë të modës.

Prada ka kërkuar që lënda të administrohet si provë në Gjykatën Federale në Florida dhe më pas edhe në Milano.