Pranuan hapur lidhjen, vajza e biznesmenit shqiptar shtatzënë me Alban Ramosaj

Pranuan hapur lidhjen, vajza e biznesmenit shqiptar shtatzënë me Alban Ramosaj

Prej disa javësh, në media është përfolur gjatë për një lidhje dashurie mes këngëtarit Alban Ramosaj dhe modeles Kleoniki Delijorgji.

Madje, ata vetë e kanë ndezur edhe më shumë “zjarrin” me postimet e dedikimet e shumta për njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Së fundmi, Niki na ka habitur me një foto të publikuar në InstaStory-n e saj.

Ajo ka pozuar me barkun e rrumbullakosur dhe dy duart që i mban rreth tij, ndërkohë që përgëzon Alban Ramosajn, i cili sipas saj është babai i fëmijës.

“Urime babush”- shkruan Niki duke etiketuar Albanin në postimin që me siguri është një shaka prej tyre.