Prej ditësh në shtrat: Bebe Rexha tregon se është në gjendje të keqe shëndetësore

Prej ditësh në shtrat: Bebe Rexha tregon se është në gjendje të keqe shëndetësore

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha hyri në llogarinë e saj në Instagram, për t’i lajmëruar ata se prej ditësh është e shtrirë në gjendje të keqe shëndetësore, njofton Insajderi.

Artistja vuan nga infeksioni i sinusit që është pezmatim i zgavrave të ajrit brenda pasazheve të hundës. Ndezja e infeksionit karakterizohet nga dhimbje koke, ethe, mukozë e trashë që shkakton bllokim dhe dhimbje në zonën e fytyrës.

Ajo njëkohësisht po qëndron e izoluar në shtëpinë e saj vetëm më të vëllain dhe se kjo periudhë përvec se e rëndë emocionalisht, ajo po përballet edhe më këtë problem shëndetësor.

Ajo shprehet se mezi merr frymë, mezi dëgjon dhe ka dhimbje të tmerrshme koke prej ditësh.

“E sëmurë dhe e lodhur nga ky infeksion i sinusit. Mezi marr frymë”, shprehet Bebe. /Insajderi.com