Është emër i ri në estradën shqiptare, por që e ka nisur mbarë krijimin e karrierës së saj.
Fjala është për këngëtaren, Ela Muja e cila për pak ditë ka arritur të depërtojë në tregun muzikorë shqiptar me baladën e saj më të re, shkruan Insajderi.
SHIKO EDHE > Djali i vozit “Ferrari”, Dani thotë “Krejt e kanë”
“Prej që jemi nda” mbanë titullin kënga e publikuar me 11 Janar të këtij viti e që është prodhim i “Black Fish Entertainment”.
Në klip këngëtarja Muja shihet e veshur plot me stil, ndonëse pak shkurt për vendin ku janë kryer xhirimet.
Bora, ngjyrat e ndezura e shtëpitë prej druri janë elementet që e karakterizojnë në përgjithësi videoklipin, tematika e të cilit lidhet me vuajtjen e protagonistes e cila ka humbur një person.
“Se pa ty, jeta është ferr pa ty“, është veç një varg nga teksti i këngës i cili deri më tani ka marrë më shumë se 200-mijë shikime.
/ © Insajderi /
Detaje të reja për rastin e “tentim-dhunimit” të Butrint Imerit, flasin protagonistët dhe psikologu