Mark Wahlberg dhe kolegët e tij u mblodhën në Londër për premierën globale të filmit që i bëri bashkë të gjithë, “Transformers: The Last Knight”.
I fundit i serise së 5 filmave aksion të regjisorit Michael Bay thuhet të jetë edhe lamtumira e “Transformers”.
Wahlberg e bëri të qartë se do të plotësojë kërkesën e regjisorit për të mos marrë pjesë në një vazhdim të filmit.
“Kam firmosur që të bëj filma me Michael. Nëse ai dëshiron një ‘Transformers’ tjetër, shkëlqyeshëm. Por nëse do të shkëputet e të merret me gjëra të reja, unë nuk e kam problem”, tha aktori protagonist i filmit, Mark Wahlberg.
Një prej temave të filmit është t’i ngatërrosh miqtë për armiq.
“Ndonjëherë mendon diçka për një person dhe pastaj të rezulton krejt e kundërta. Duhet të jesh i kujdesshëm me njerëzit dhe të mos nisesh thjesht nga fjalët e të tjerëve për të krijuar përshtypjet e tyre për një person, përveç rastit kur ke dyshime edhe vet”, tha Josh Duhamel, aktor.
Laura Haddock interpreton rolin e profesoreshës së Universitetit të Oxfordit, Viviane Ëembly, e cila lidh aleanca me personazhin e Wahlberg, Cade Yeager, për të shpëtuar botën.
“Transformers: The Last Knight” do të shfaqet në kinematë botërore nga data 21 qershor. /TCh