Presentuesja thotë se simptomat e menopauzës ia kujtojnë kohët kur abuzonte me droga

Presentuesja thotë se simptomat e menopauzës ia kujtojnë kohët kur abuzonte me droga

Davina McCall tha se përjetimi i simptomave të menopauzës e ktheu përsëri në kohët kur vuante në kulmin e varësisë së saj nga droga.

Ish prezantuesja e Big Brother, 52 vjeç, u shfaq në Loose Women sot për të folur për Javën e Menopauzës duke ndarë përvojat e saj.

Mamaja e tre fëmijëve krahasoi simptomat e saj me ato që vuajti gjatë varësisë së saj gjymtuese të heroinës.

Dhe ajo tha se kur filloi të ndodhte për herë të parë, ajo nuk kishte ide se çfarë po ndodhte.

Davina tha: “Nuk e kisha idenë se çfarë ishte, askush nuk më kishte thënë për këtë, unë nuk mësova për këtë në shkollë.

“Në kohët Viktoriane, nëse ju do të kishit menopauzë, do të vdisnit, por tani ne jetojmë deri në moshën 80 vjeç, ne jemi në mes të jetës sonë.”

Davina shtoi: “Unë jam një ish varur nga substancat dhe gjatë kohës së varësisë zgjohesha e lagur me djersë dhe duhej të vija peshqirë në shtrat.”

Vetëm kur ajo foli me kushërirën e saj për atë që po ndodhte, ajo e kuptoi se kishte filluar të kalonte menopauzën në moshën 44 vjeç.

Ylli nuk e kishte idenë sepse asaj po i vinin rregullisht menstruacionet dhe simptomat e saj ishin “të pakta”./Insajderi.com

Burimi: Mirror