Prezantohej si latine  – Eleni Foureira rrëfen pse e mbajti të fshehtë origjinën shqiptare

Prezantohej si latine  – Eleni Foureira rrëfen pse e mbajti të fshehtë origjinën shqiptare

Këngëtarja, Eleni Foureira që jeton dhe vepron në Greqi, për një kohë të gjatë mbajti të fshehtë origjinën e saj shqiptare. Vetëm kur korri sukses si këngëtare për vjet të tëra në Greqi, ajo pranoi ka lindur në Shqipëri, nga prindër shqiptarë, njofton Insajderi.

Deklarata e këngëtares, emri i vërtetë i së cilës është Entela Fureraj, nuk u prit aspak mirë nga publiku grek e as ai shqiptar, pasi për një kohë të gjatë të gjithë besonin se ajo ishte latine.

Në vitin 2014, duke folur për një revistë greke, Eleni ka thënë se është vajza e Kristaqit nga Fieri dhe Marietës nga Vlora, dhe ka lindur në Fier në vitin 1987.

Por së fundmi në një intervistë për televizionin grek “ANT1”, këngëtarja tregoi se ishte frika nga paragjykimi ajo që e shtyu të fshehte prejardhjen saj.

“Kur je një fëmijë dhe nuk pranohesh nga shoqëria për shkak të origjinës, ndihesh e dobët dhe ke frikë se nuk do të jepet mundësia. Kur kuptova që njerëzit e donin Elenin, ndjeva fuqinë për ta thënë atë”, shprehet ajo.

Duke thënë se kishte frikë për ta pranuar ajo thotë se është krenare që vjn nga Shqipëria, por Grqia është atdheu i saj, “Jam krenare që kam lindur në Shqipëri, por Greqia është atdheu im, unë e dua. Është vendi që unë e dua”. /Insajderi.com