Prezantuesi i njohur shqiptar, Labinot Gashi, rrëfeu jetën e vështirë para se të arrite famën dhe dashurinë e publikut që ka sot, njofton Insajderi.
I ardhur nga qyteti i Pejës, Labi në një intervistë për “Prive”, u shpreh se jetesa e tij prej shpërnguljes në Prishtinë ka filluar me qera.
Ai tha se jeta në banesën me qera ishte e vështirë dhe me shumë shpenzime.
Ai u shpreh se me vështirësi të kushteve nuk mund të merrte diçka më mirë për të jetuar, dhe ai zbuloi se kush ia ka hapur dyert e shtëpisë.
Ishte Xheraldina Vula, një prej prezantueseve shumë të njohura, në ato kohë tha se e kishte ftuar për ta mbajtur në shtëpi dhe për të marrë kujdesin ndaj tij.
“Jam shumë falënderuese, ajo ka ndarë gjithqka mes meje dhe Ledrit”, u shpreh Labi.
Ai tutje tha se ka jetuar diku shtatë ose tetë muaj në shtëpina e familjes Vula, dhe rrëfeu se si kanë kaluar aq mirë me Ledrin, duke mos ndjerë kurrë mungesë respekti dhe mirësie.
Labi sot është në majat e suksesit në udhëheqjen e emisionit të tij, “Një kafe me Labin”, i cili transmetohet çdo të diel, me një shikueshmëri mjaft të lartë. /Insajderi.com