
Mustafë Muçaj, ka nisur një lidhje të re dashurie dhe tashmë gjithçka është zyrtare.
Spikeri i njohur i lajmeve në Radio Televizionin e Kosovës, sic merr vesh Prive, ka më shumë se një vit në lidhje dhe po bashkëjeton me partneren e tij.
Madje dyshja janë paraqitur bashkë publikisht në Ballon Shqiptare ditë më parë, të organizuar nga Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paçarada.
Në fotografitë e publikuara nga Paçarada, Muçaj shihet bashkë me partneren e tij në krah.
Sic duket edhe ‘aminin’ e tri vajzave të tij Anitës, Lolës e Vjosës e ka, pasi që lidhja është zyrtare ndërsa Muçaj e ka zyrtarizuar këtë lidhje shumë kohë pasi gruaja e tij e parë, ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë.